Pas miratimit të Zvicrës dhe sot Kroacisë të marrëveshjes së sigurimeve shoqërore me Shqipërinë për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, deputeti socialist Erjon Braçe ngriti në Kuvend shqetësimin për njohjen e pensioneve me Greqinë. Ai kërkoi nga Kuvendi që t’i bëhet presion autoriteteve greke që punëtorët shqiptarët të marrin atë që u takon.
“Shqiptarët që jetojnë jashtë duhet të përfitojnë. E vetmja që nuk lëviz është Greqia, ku shqiptarët që kanë kontribuar për 30 vite me radhë janë në numrin më të madh edhe pse shqiptarët që kanë kontribuar në ekonominë greke kanë paguar 100% detyrimet shoqërore presin që të përfitojnë nga sigurimet shoqërore kjo nuk është vetëm çështje e republikës së Shqipërisë por edhe e parlamentit që presioni mbi autoritetet greke të arrijë në maksimum për të marrë atë që u takon punëtorëve shqiptarë në Greqi”. (A2 Televizion)
