“Basha formacion ndihmës qeveritar”, Salianji akuza kreut demokrat: Nuk është opozitar, por në shërbim të Ramës   

Nga A2 CNN
4 Tetor 2023, 19:16 | Politikë
“Basha formacion ndihmës qeveritar”, Salianji akuza kreut

Deputeti demokrat Ervin Salianji mohoi të ketë një bashkëpunim me Ramës dhe Berishës sa i takon rezolutës për Kosovë. Në studion e Debatit në A2 CNN ai tha se formacioni i Lulzim Bashës nuk është opozitar, por është formacion ndihmës qeveritar. Sipas tij çdo qëndrim i Bashës është ën shërbim të qeverisë.

“Nuk ka bashkëpunim, por mosdakordësi. Grupi i PD kemi kërkuar të zhvillohej këtë të hënë për shkak të emergjencës dhe detyrimit që ka parlamenti shqiptar për të qenën krah Kosovës. mosdakordësitë e tjera janë të dukshme me Ramën. Rama kërkoi konferencë të jashtëzakonshme për Kosovën dhe u tërhoq për shkak të presionit të PD. Ky zotëria fle. Formacioni i Bashës nuk është opozitar, por është formacion ndihmës qeveritar. Nuk është opozitar. Në çdo qëndrim që del nga ai zë është një shërbim që i bëhet qeverisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos