Reforma Zgjedhore, Berisha e Bardhi akuza Ramës: Emërimi i opozitës, atentat pluralizmit!

Nga A2 CNN
4 Tetor 2023, 11:50 | Politikë
Reforma Zgjedhore, Berisha e Bardhi akuza Ramës: Emërimi i

Reforma Zgjedhore ishte kryefjala në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ku u ngrit shqetësimi për ndërhyrje të kryeministrit Edi Rama në përcaktimin e anëtarëve të komisionit që do të hartojë ndryshimet e Kodit Elektoral.

Sali Berisha në një deklaratë për mediat pas takimit, pohoi se Rama po i bën atentat pluralizmit duke ndërhyrë në punët e brendshme të Partisë Demokratike.

“Po përgatitet të marrë përsipër përdorimin e votave për t’i emëruar opozitës përfaqësuesit e saj. Opozita është e vendosur të qëndrojë në të drejtën e saj si opozitë dhe në mbrojtje të opozitarizmit dhe opozita është e vendosur të qëndrojë në mbrojtje të votës të të gjithë atyre që votuan kundër kësaj qeveri edhe për opozitën”.

A2 CNN pyeti Berishës nëse bojkoti i Parlamentit është një opsion, në kushtet kur thotë se opozitës po i shkelet çdo e drejtë.

“Unë nuk jam që të bojkotohet parlamenti. Duhet të vazhdojmë betejën e gjithanshme”.

Edhe kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën se po ndërhyn në çështjet e brendshme të një partie opozitare, duke marrë shkas nga deklarata e Arben Pëllumbit, në një intervistë në A2 CNN, ku deputeti socialist tha se nuk do të pranoheshin propozimet për të ndryshuar përbërjen e komisionit të reformës zgjedhore, derisa sa demokratët të zgjidhin problemet mes vetes.

“Që në momentin kur një deputet i Partisë Socialistë jep një opinion se çfarë po ndodh me grupin e Partisë Demokratike, që këtu ju e kuptoni se çfarë situatë ka hyrë Partia Socialiste dhe një pjesë e vogël e kolegëve deputet”.

Bardhi solli edhe një rast konkret, për të mbështetur akuzën për flirt të mazhorancës me një pjesë të opozitës.

“Prokurorëve u rrezikohet jeta dhe s’ka punonjës garde për të ruajtur ndërsa Bashës i është vënë punonjës garde.”

Me këtë rast, sfidoi Lulzim Bashës të provojë të kundërtën, duke iu bashkuar qëndrimeve opozitare në Parlament. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos