All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Tabaku takon të dërguarin me punë nga SHBA: Puna e SPAK, tejet pozitive! Korrupsioni, rrezik për Shqipërinë

Nga A2 CNN
3 Tetor 2023, 15:02 | Politikë
Tabaku takon të dërguarin me punë nga SHBA: Puna e SPAK, tejet
All - Paragraf - 1

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane Jorida Tabaku u takua sot me të ngarkuarin e ri me Punë në ambasadën Amerkane, David Ëisner. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbështetës kryesorë në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe rajonit në Bashkimin Europian dhe fokusi i temës ishte puna e Komisionit të Çështjeve Europiane.

Deputetja demokrate Tabaku theksoi se është e rëndësishme që procesi i integrimit Europian të jetë një hap cilësor për shqiptarët dhe që qytetarët të prekin realisht mundësinë transformuese të këtij procesi.

All - Paragraf - 3

Referuar njoftimit zyrtar të shpërndarë për mediat, thuhet se “Gjatë diskutimit u theksua nevoja e qeverisë shqiptare për të forcuar luftën kundër korrupsionit që është kush prioritar jo vetëm për integrimin por gjithashtu edhe për të pasur një Shqipëri konkurruese dhe që përthith investimet e huaja nga SHBA. Tabaku iu referua deklaratës së presidentit Biden se korrupsioni është rrezik real për sigurinë kombëtare të vendit duke u shprehur se sot Shqipëria vuan nga ky rrezik dhe parlamenti duhet të udhëheqë një përpjekje për të luftuar korrupsionin”.

Përpos kësaj në fokus ishin edhe çështje si siguria kibernetike, çështjet e pronës dhe respektimi i sundimit të ligjit që janë shtylla të tjera të rëndësishme mbi të cilat ngrihet dhe procesi i anëtarësimit. Për deputeten demokrate performanca e deritanishme e SPAK është tejet positive, por nevoja e shqiptarëve është që kjo betejë të vazhdojë akoma që askush mos të mendojë se praprekshmëria është reale dhe e mundshme. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos