Konjufca për ngërçin në Kuvendin e Kosovës: Ky parlament nuk duhet të ekzistojë

Nga A2 CNN
4 Tetor 2023, 14:53 | Kosova
Konjufca për ngërçin në Kuvendin e Kosovës: Ky

Kuvendi i Kosovës dështoi sërish në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që ishin në rend dite.

Marrë shkas nga ky zhvillim, kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se nuk ia vlen që kjo legjislaturë të ekzistojë më. Partitë e opozitë vijuan me thirrjet e tyre për zgjedhje të parakohshme.

“Një Kuvend që nuk e ka kapacitetin e vet objektiv t’i kalojë marrëveshjet ndërkombëtare, nuk ia vlen të ekzistojë legjislatura hiç,” deklaroi ai.

Ne nuk votojmë dhe krejt çka kërkojmë dhe angazhohemi që kjo legjislaturë të merr fund sa më shpejtë dhe të caktojmë datën e zgjedhjeve. Ne ju ftojmë që të ulemi dhe të diskutojmë për datën e zgjedhjeve dhe në momentin që dakordohemi ta shërbejmë këtë legjislaturë jofunksionale jemi dakord që brenda asaj dite t’i kalojmë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare,” u shpreh Abelard Tahiri, deputet i PDK-sw.

“Qeveria përmes grupit të vet parlamentar e ka detyrë të krijojë konsensus për çështje të caktuara me interes nacional apo të përgjithshëm përtej interesit të qeverisjes së thjeshtë. Është përgjegjësi e qeverisë që që të garantojë që Kuvendi ka një frymë bashkëpunimi për këto çështje elementare. Shprehja juaj e saktë do të ishte dështim i qeverisë. Qeveria nuk ka mbërri që për asnjë temë të krijojë konsensus në Kuvend në këto tri vjet,” deklaroi deputeti i LDK-së, Arben Gashi.

 “Kërkesat e policisë dhe zgjidhja e çështjes së veteranëve të plotësohen ose ne nuk do të votojmë as ligjet ndërkombëtare, por edhe bashkimin kombëtar që e ka propozuar Mimoza Kusari se votoj pa u plotësuar këto kërkesa,” Bekë Berisha, deputet i AAK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos