All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Pakistani do të dëbojë 1.7 milionë azilkërkues brenda nëntorit

Nga A2 CNN
4 Tetor 2023, 08:04 | Bota
All - Paragraf - 1

Qeveria e Pakistanit ka urdhëruar të gjithë azilkërkuesit e paautorizuar afganë, të cilët numërohen të jenë rreth 1.7 milionë, të largohen nga vendi brenda muajit nëntor.

Rritja e sulmeve militante përgjatë kufirit, këtë vit, ka përshkallëzuar tensionet mes dy vendeve.

All - Paragraf - 3

Pakistani ka fajësuar për sulmet operativët me bazë në Afganistan, akuza të mohuara nga regjimi taleban. Por kjo ka nxitur pakënaqësi në Islamabad, i cili të martën njoftoi një goditje ndaj emigrantëve të paligjshëm.

Javën e kaluar, një shpërthim në një xhami në qytetin Mastung, pranë kufirit me Afganistanin, vrau të paktën 50 njerëz gjatë një ceremonie fetare.

E drejta për të kërkuar strehim në një vend të huaj është e sanksionuar në të drejtën ndërkombëtare. Pakistani ka pranuar qindra mijëra refugjatë afganë, veçanërisht që kur talebanët u kthyen në pushtet në Afganistan në vitin 2021.

All - Paragraf - 6

Rreth 1.3 milionë afganë janë regjistruar si refugjatë, ndërsa 880.000 të tjerë kanë marrë statusin ligjor për të qëndruar. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos