Shpërthen rafineria e naftës, të paktën 37 viktima

Nga A2 CNN
4 Tetor 2023, 07:41 | Bota
Shpërthen rafineria e naftës, të paktën 37 viktima

Të paktën 37 persona, mes të cilëve gra dhe fëmijë humbën jetën si pasojë e një shpërthimi në një rafineri ilegale nafte në Nigeri.

Incidenti i rëndë ndodhi në jug të vendit, teksa forca të shumta të ndihmës së shpejtë ndodhen në vendngjarje, pasi shpërthimi ka shkaktuar dhe shumë të lënduar.

Rafineria ilegale ishte e vendosur pranë deltës së lumit Niger, një zonë e pasur me naftë, ku banorët shfrytëzojnë naftësjellësit e kompanive për të prodhuar karburant për të shitur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos