All - Paragraf - 1
Çmimi Nobel i vitit 2023 në kimi i është dhënë një treshe shkencëtarësh që punuan për të zbuluar dhe zhvilluar pika kuantike, të përdorura në dritat LED dhe ekranet televizive, si dhe nga kirurgët kur heqin indet e kancerit.
Çmimi u fitua nga Moungi Bawendi, Louis Brus dhe Alexei Ekimov.
All - Paragraf - 3
“Për një kohë të gjatë, askush nuk mendonte se ju mund të krijoni ndonjëherë grimca kaq të vogla. Mirëpo, ato ia dolën”, tha Johan Aqvist, kryetar i komitetit.
Bawendi është profesor në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets dhe Brus, profesor në Universitetin e Kolumbisë, të dy janë amerikanë. Ekimov është rus dhe punon për Nanocrystals Technology Inc. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2