Nga Spanja, Kryeministri Edi Rama tha se duhen marrë masa që të mos nisë lufta mes Kosovës dhe Serbisë. Ai këmbëngul që dialogu mes 2 vendeve duhet të vijojnë.
“Luftë është fjalë e madhe, por para se të jetë tepër vonë, masa duhen marrë. Ne po e ndjekim situatën nga shumë afër dhe e rëndësishme është që ka një vullnet të mirë, është gjë e mirë që NATO ka shtuar prezencën KFOR-in në Veri sepse kufiri atje është bërë shumë transparent dhe shpresojmë që dialogu do të vijojë”, është shprehur Rama.
Këto deklarata, kreu i qeverisë i bëri gjatë takimit të Komunitetit Politik Europian që mbahet në Spanjë. Pyetur për situatën në veri të Kosovës, ai tha se është “shumë i shqetësuar për shkak se rreziku sa vjen dhe shtohet nga viti në vit”.
Nga ana tjetër, u ndal të fliste dhe për qëndrimin e tij kundër Bashkimit Europian, sipas së cilit tha se Serbia duhet të ndëshkohej nga BE për ngjarjen e 24 shtatorit. (A2 Televizion)
                                          
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   