Nga foltorja e Kuvendit, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur akuzave të Lulzim Bashës se ai dhe deputetët demokratë që e ndjekin janë bërë pjesë e aleancave të kullave dhe non gratave.
Sipas Bardhit, vetëm në muajt e fundit, Basha ka marrë dy kate në një nga zonat më të shtrenjta në Tiranë, teksa e akuzoi këtë të fundit se i bën opozitë-opozitës dhe jo mazhorancës.
“Parafolësi, i vetmi që ka marrë dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës. Dhe kur vjen këtu të akuzosh, numëro katet në kullat e Tiranës. Ja ku janë deputetët e PD-së. Je i vetmi në këtë sallë që je shpallur kryetar partie. Je ti dhe 3 që të vijnë nga pas. Nuk je opozitë. Je i rikthyer për të bërë opozitë me kolegët e tu, pasi me mazhorancën nuk ta mban”, tha Bardhi. (A2 Televizion)
