A është Serbia gati për shtensionim? Baerbock: Drejt integrimit ecin vetëm ata që jetojnë në paqe me fqinjët

Nga A2 CNN
6 Tetor 2023, 12:39 | Aktualitet
A është Serbia gati për shtensionim? Baerbock: Drejt integrimit

Në rrugën drejt komunitetit europian, nuk ka alternativë tjetër përveçse njerëzit të jetojnë në paqe me fqinjët e tyre.”  Ishte kjo përgjigjja e ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, kur u pyet nga gazetarët, nëse Serbia është e gatshme që të shtensionojë situatën në veri të Kosovës.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin Igli Hasani dhe komisionerin Oliver Varhelyi, kryediplomatja gjermane shtoi se përpos faktit që jetesa në paqe me fqinjët është thelbësore, është gjithashtu e rëndësishme që të mos dërgohet ushtria në kufirin me fqinjin.

E pyetur, për reagimin e Serbisë, Baerbock solli në vëmendje se trupat në kufi janë reduktuar. Ministrja gjermane shtoi se po bëhen biseda me të githa palët e përfshira.

Po ashtu, ajo bëri të ditur, se vitin e ardhshëm, Gjermania do të shtojë kontributin e saj në trupat e KFOR-it.

Në këtë pikë….rruga e suksesshme për deeskalim, është ajo e bashkëpunimit”, shtoi Baerbock.

Për diplomaten gjermane, përgjegjësinë më të madhe e mban Policia e Kosovës, e cila mbështet në misionin e saj nga Eulex dhe KFOR. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos