Të gjithë për infermieri, dega e hapur nga çdo universitet, mundësi punësimi dhe jashtë

Nga A2 CNN
5 Tetor 2023, 15:15 | Aktualitet
Të gjithë për infermieri, dega e hapur nga çdo

Nëse degët e mësuesisë nuk po plotësojnë dot numrin e studentëve në klasa, e kundërta po ndodh me infermierinë.  Kjo degë e hapur thuajse në të gjitha universitete e vendit publike dhe private ka tërhequr numrin më të lartë të studenteve të rinj.  Gjysma e kuotave këtë vit akademik janë plotësuar nga degët e shëndetësisë dhe IT-së. Interesi i shtuar për infermierinë vihet re qe në hyrje të fakulteteve që e kanë këtë program studimi.

Të rinjtë na tregojnë se nuk e kanë zgjedhur rastësisht dhe as kanë mbetur këtu se nuk fituan degë tjetër. Infermieria ishte ndër preferencat e para ashtu si dhe kërkesat e tregut të punës kryesisht jashtë vendit. Mbi 2 mijë të rinj diplomohen çdo vit për degët e kujdesit shëndetësor nga  universitetet publike dhe private. Urdhri i infermierit, institucioni ku takohen të gjithë të diplomuarit para se të hyjnë në tregun e punës, tregon interesin e shtuar për këto degë edhe nga tregu i huaj veçanërisht pas pandemisë.

Në kushtet kur shkollat e larta po përballen me kërkesat e tregut të punës për disa profesione por edhe me rrezikun e mbylljes së disa degëve të domosdoshme për vendin, ekspertët e arsimit të lartë theksojnë nevojën e profilizimit të universiteteve. Një infermier hyn në punë në sistemin shëndetësor pas 3 vitesh shkollë të lartë, gjë që për profesionin e mësuesit do ti duhen të paktën 5 vite. Paga e një infermieri të ri është 53 mijë lekë, afërisht sa rroga e një mësuesi të ri. Për nëse këtij të fundit rritja i bëhet me pikatore, infermieri mund ta disafishojë pagën për një punë dhe jetë më të mirë e spitalet e Europës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos