“Muaji rozë”, rritet ndërgjegjësimi në Kukës, dyfishohen testet

Nga A2 CNN
6 Tetor 2023, 10:58 | Aktualitet
“Muaji rozë”, rritet ndërgjegjësimi në

Muaji rozë, siç është pagëzuar tetori, që është muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, ka nisur të japë efektet e veta pozitive edhe në qytetin e Kukësit.

Para pak vitesh, në këtë qytet numri i grave që bënin testimin falas me mamografi ka qenë mjaft i ulët. Por vit pas viti ndërgjegjësimi është rritur dhe në ditët e para të tetorit të këtij viti është vërejtur një dyfishim i testeve krahasuar me një vit më parë.

Silvana Krasniqi 74 vjeçe ka 5 vjet që lufton me kancerin e gjirit dhe falë kapjes në kohë të sëmundjes dhe forcës që i dha vetes, tanimë është në një gjendje emocionale të mirë dhe jep kurajë edhe për gratë e tjera.

Silvana ka edhe një apel për qeverinë dhe mbështetjen e munguar për këtë shtresë, pasi vetëm gjendja shpirtërore dhe përkrahja e shoqërisë nuk mjafton. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos