Çështja “Beleri”, betimi si kryebashkiak i Himarës në duart e Gjykatës së Durrësit

Nga A2 CNN
6 Tetor 2023, 13:04 | Kronikë
Çështja “Beleri”, betimi si kryebashkiak i Himarës

Kërkesa e Fredi Belerit për t’u lejuar për të bërë betimin si Kryetar i Bashkisë së Himarës, tashmë do të vendoset nga Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës.

Burime për A2 bëjnë me dije se fillimisht çështja është ngarkuar për shqyrtim Gjyqtarit Rexhep Bekteshi, i cili është tërhequr duke mos pranuar trajtimin e saj, më pas çështja i ka kaluar Gjyqtares Besjana Gerxaj që po ashtu është tërhequr duke mos pranuar shqyrtimin, dhe tashmë është vendosur që çështjen ta trajtojë Gjyqtarja e Kavajës, Entela Shedulaj.

Burime pranë Gjykatës së Durrësit konfirmojnë se çështja do të shqyrtohet më datë 10 tetor, ora 11:45. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos