Rama nga Spanja: Situata në veri të Kosovës, shumë e rrezikshme

Nga A2 CNN
5 Tetor 2023, 13:13 | Aktualitet
Rama nga Spanja: Situata në veri të Kosovës, shumë e

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar situatën në veri të Kosovës si “shumë të rrezikshme”. Këto deklarata, kreu i qeverisë i bëri gjatë takimit të Komunitetit Politik Europian që mbahet në Spanjë.

“Jam shumë i shqetësuar, të gjithë jemi të shqetësuar sepse është një situatë shumë e rrezikshme dhe tani, në pikën ku jemi, potenciali i rrezikshmërisë është rritur vit pas viti. Aktiviteti kriminal në atë pjesë ku minoritet serb jeton më së shumti, janë tani krejtësisht të bashkuar me agjendën politike dhe shumë nacionalizëm dhe është shumë e rrezikshme”, tha Rama.

Ai tha se për Bashkimin Europian do të duhet të ishte e mjaftueshme për ta dënuar Serbinë, për aq kohë sa vendosën që të shpallin ditë zie për vdekjen e terroristëve që vranë policin në Kosovë.

“Për herë të parë, në të paktën 10 vite, Shqipëria nuk është në një mendim me BE-në, specifikisht për këtë (ndëshkimin e Serbisë), ne kemi qenë gjatë gjithë kohës me BE-në që autoritetet e Kosovës të jenë konstruktive në dialog dhe të marrim më të mirën e planin franko-gjerman, sepse është një marrëveshje shumë e mirë për Kosovën dhe rajonin, por në të njëjtën kohë, kur Republika Serbe mban ditë zie për vdekjen e kriminelëve që vranë policë, ishte mjaftueshëm për BE të thonë që kjo nuk është europiane dhe e papranueshme dhe e ndëshkueshme”, shtoi kreu i qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos