Kallëzimi i Belerit, një ditë pas Jorgo Goros, biznesmeni Artan Gaçi 3 orë në SPAK

Nga A2 CNN
6 Tetor 2023, 13:25 | Kronikë
Kallëzimi i Belerit, një ditë pas Jorgo Goros, biznesmeni Artan

Pas pyetjes në SPAK të kryebashkiakut në detyrë të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, kallëzimi i bërë nga burgu prej Alfred Belerit, çoi në këtë godinë ish-deputetin Artan Gaçin, bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Biznesmeni Gaçi qëndroi për gati 3 orë në SPAK. Sipas burimeve, ai u pyet në lidhje me akuzat e ngritura në kallëzimin e Belerit, që pretendon se një pjesë e truallit në bregdetin e Himarës, ku Gaçi po investon si investitor strategjik, është përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve.

Në dalje nga SPAK Gaçi nuk dha asnjë koment mbi arsyen e paraqitjes së tij në SPAK. Në kallëzimin e depozituar nga Beleri në SPAK në muajin gusht janë kallëzuar, katër persona, mes të cilëve kryebashkiaku Jorgo Goro, Artan Gaçi, Olta Xhaçka.

Sipas kallëzuesit, ish-ministrja e Jashtme ka “shpërdoruar detyrën”, pasi duke mos deklaruar konfliktin e interesit, është përfituese në investimin strategjik për shkak të regjimit martesor me Gaçi.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos