Në ndeshjen e 6 me skuadrën e Sivasspor-it, Rey Manaj ka gjetur golin e parë në futbollin turk.
Sulmuesi shqiptar realizoi në pjesën e dytë në ndeshjen Pendikspor-Sivasspor, e cila u mbyll 2-3 në favor të skuadrës së Manajt.
Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare u transferua nga Watfordi në Turqi për të rigjetur formën e tij, ku tashmë duket se është në rrugën e duhur. (A2 Televizion)