Bie ashensori i një pallati në ndërtim, vdes 58-vjeçari

Nga A2 CNN
8 Tetor 2023, 11:32 | Kronikë
Bie ashensori i një pallati në ndërtim, vdes 58-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një ashensor i një pallati në ndërtim ka rënë nga kati i parë në katin -1, duke shkaktuar vdekjen e një personi.

“Më datë 08.10.2023, rreth orës 11:30, te ish-Fusha e Aviacionit, dyshohet se si rezultat i një defekti, ka rënë nga kati i parë, në katin minus një, ashensori i një pallati në ndërtim e sipër. Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi T. M., 58 vjeç, për të cilin kanë kallëzuar familjarët se ditën e djeshme nuk është kthyer në banesë”, lexohet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos