Sherr mes të rinjve në Korçë, 14-vjeçari mbërrin me fraktura të rënda në kokë, pritet dërgimi në Tiranë

Nga A2 CNN
8 Tetor 2023, 20:23 | Kronikë
Sherr mes të rinjve në Korçë, 14-vjeçari

Një minoren vetëm 14 vjeç ka mbërritur në spitalin rajonal të Korçës me fraktura të rënda në kokë.

Sipas burimeve nga spitali bëhet me dije se i mituri është konfliktuar me disa të rinj të tjerë dhe këta të kanë goditur me sende të forta në kokë duke e dëmtuar rëndë.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 14-vjecari ndodhet në Reanimacion nën kujdes intensiv dhe në varësi të reagimit pritet të dërgohet drejt traumës në kryeqytet për mjekim më të specializuar.

“Korçë/Informacion paraprak: Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 12, Korçë, gjatë një konflikti të çastit dyshohet me bashkëmoshatarë të tjerë, është dëmtuar në kokë me mjete të forta, një 14-vjeçar, i cili aktualisht po merr mjekim në spitalin e Korçës. Në ambientet e Komisariatit ndodhen të shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyetje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos