Shqipëria mposht Kosovën në miqësoren e të amputuarve

Nga A2 CNN
8 Tetor 2023, 16:44 | Sporte të tjera
Shqipëria mposht Kosovën në miqësoren e të amputuarve

Kombëtarja e të amputuarve të Shqipërisë zhvilloi këtë të diel ndeshjen miqësore ndaj përfaqësueses së Kosovës. Takimi 50 minutësh, i luajtur në ‘Shtëpinë e Futbollit’ në Tiranë përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të kuqezinjve.

Një ndeshje mjaft interesante dhe emocionuese për të dyja skuadrat, me të gjithë futbollistët që e shijuan shumë rikthimin në fushën e gjelbërt. Tre golat për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Artoni u realizuan nga Klajdi Alla, në minutat 16, 32 dhe 34 ndërsa golin e vetëm për Kosovën e shënoi Engjell Haxhikadrija në minutën e 43-të.

Kombëtarja shqiptare garon në Divizionin D të Ligës së Kombeve të Futbollit për Amputuar së bashku me Kosovën, Azerbajxhanin, Holandën dhe Skocinë, kurse ndeshjet do të luhen në qendrën sportive Dalgety Bay, Fife, Skoci. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos