
Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu ka informuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden se ndërhyrja në territorin e Gazës është e pashmangshme.
“Duhet të hyjmë në Gaza. Nuk mund të negociojmë në këto momente”, raportohet që lideri izraelit t’i ketë thënë përmes telefonit kreut të Shtëpisë së Bardhë, i cili e pyeste në lidhje me fatin e të rrëmbyerve.
Sipas burimeve, presidenti amerikan, për asnjë moment nuk ka tentuar që ta ndalojë Netanyahun, por e ka paralajmëruar për kujdes në kufirin libanez.
Më herët, kryeministri Benyamin Netanyahu gjatë një takimi me zyrtarët e lartë lokal u shpreh se përgjigjja që Izraeli do t’i japë Hamasit, do të ndryshojë përgjithmonë Lindjen e Mesme. (A2 Televizion)