Dritan Goxhaj le qelinë: Lirinë nuk e kishim humbur asnjëherë

Nga A2 CNN
10 Tetor 2023, 18:14 | Aktualitet
Dritan Goxhaj le qelinë: Lirinë nuk e kishim humbur

Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj është lënë i lirë nga burgu. Vendimi u mor nga Gjykata e Apelit në Tiranë e cila pranoi kërkesën e mbrojtjes për lirimin e tij.

Apelit vendosi gjithashtu ta konsideroi të papranueshme kërkesën e bërë nga Prokuroria Speciale e Kosovës për ekstradimin e tij drejt Hagës.

“Lirinë nuk e kishim humbur asnjëherë. Nuk e kam humbur as unë as ata që janë në Hagë. Ishte thjesht një tentativë për të na trembur që nuk jemi në rrugën e drejtë. Sot, treguam edhe njëherë që jemi në rrugë të drejtë”, u shpreh Goxhaj pasi doli nga Gjykata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos