Zyrtarizohet tarifa e Mjekësisë, paguan 240 mijë lekë në vit studenti që refuzon kontratën

Nga A2 CNN
10 Tetor 2023, 14:41 | Aktualitet
Zyrtarizohet tarifa e Mjekësisë, paguan 240 mijë lekë

Universiteti i Mjekësisë ka nxjerrë koston e studimit për studentët e viteve të dyta deri të gjashta.

2.4 milionë lekë të vjetra duhet të paguajë çdo student i cili refuzon të firmosë kontratën e cila e detyron të punojë për 2-3 vite në Shqipëri pas studimeve.

Kostoja e studimit është përllogaritur nga një grup i posaçëm pune në Universitetin e Mjekësisë referuar vendimit të Këshillit të Ministrave për këtë çështje. Kjo tarifë u diskutua në rektorat, kaloi në senatin e universitetit dhe firmën e fundit e ka dhënë Bordi i Administrimit pasditen e se hënës.

Burime nga Universiteti i Mjekësisë bëjnë të ditur se tashmë po hartohet kontrata e cila do t’u paraqitet studenteve të viteve të dyta deri të gjashta.  Ata që e refuzojnë duhet të paguajnë 2.4 milionë lekë të vjetra tarifë për studimet vjetore. Edhe studentët e viteve të para do t’i nënshtrohen firmosjes së kontratës edhe pse për ta situata është ndryshe.

Para se te zgjidhnin këtë degë ata u njohën më kushtin dhe ligjin se për të qenë student i Mjekësisë së Përgjithshme duhet të kontribuosh 5 vite në vend pas studimeve.

Drejtues të fakultetit të Mjekësisë sqarojnë se me specializimin, mjekët të ardhshëm jo vetëm profilizohen, por ulin me 4 vite detyrimin e kontratës për të shërbyer në Shqipëri.

Të pyetur në lidhje me bojkotin total të mësimit, drejtues të Fakultetit të Mjekësisë thonë se studentët duhet të zbatojnë ligjin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos