Ankesat e Dropullit: Me ujësjellës të ri, por pa ujë në shtëpi

Nga A2 CNN
11 Tetor 2023, 13:44 | Aktualitet
Ankesat e Dropullit: Me ujësjellës të ri, por pa ujë në

Çesmat në qendër të fshatit zakonisht duhet të kenë ujë të rrjedhshëm por jo në Dropullin e sipërm.

Investimet e bëra duket se nuk ja kanë arritur qëllimit dhe banorët ankohen se nuk kanë rregullisht ujë në çesmat e tyre.

Në fakt nuk është e vështirë të kuptosh se investimet në rrjetin e ujësjellësit të Dropullit të sipërm janë jashtë çdo standardi.

Mjafton të shikosh se si i kanë lënë linjat që furnizohen banesat.

Cilësia e dobët e këtyre punimeve që nuk justifikon paratë e investuara është bërë objekti verifikimeve dhe shkeljeve të konstatuara edhe nga KLSH. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos