
Shqipëria është bërë anëtarja e re e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB. Vendi ynë radhitet mes 14 anëtarëve të tjerë që i janë bashkuar së fundmi UNHRC-së.
Për anëtarësimin e Shqipërisë, votuan, të martën, 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Këtë zhvillim të fundit, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një arritje të radhës për vendin në arenën ndërkombëtare. (A2 Televizion)