All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Protesta e studentëve të mjekësisë, qëllohet me vezë godina e Ministrisë së Arsimit

Nga A2 CNN
11 Tetor 2023, 10:39 | Aktualitet
Protesta e studentëve të mjekësisë, qëllohet me
All - Paragraf - 1

Protesta e studentëve të mjekësisë është zhvendosur paraditen e së mërkurës përballë ministrisë së Arsimit. 

Teksa e kanë bërë të qartë se vetëm anulimi i ligjit do t’i kthente në auditorë, studentët kanë nisur të gjuajnë me vezë drejt godinës së ministrisë së Arsimit.

All - Paragraf - 3

Revolta e studentëve duket se është shtuar edhe pas bërjes publike të tarifës prej 240 mijë lekësh që do u duhet të paguajnë në vit.

Përballa godinës së ministrisë ku po mbahet protesta janë hedhur tymuese, ndërsa të pranishme janë forca të shumta policore. Qarkullimi i automjeteve në këtë zonë të kryeqytetit është bllokuar.

Kujtojmë se kjo është java e dytë e protestave të studentëve të mjekësisë. Protestës i janë bashkuar edhe studentë të viteve të para, të cilët kanë të tjera kushte për t’iu bashkuar degës së mjekësisë.

All - Paragraf - 6

Edhe ata kanë deklaruar se nuk do të hyjnë në auditorë, nëse nuk anulohet ligji i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos