​Shtëpia e Bardhë: Ne po negociojmë me Izraelin dhe Egjiptin për kalimin e sigurt të civilëve

Nga A2 CNN
11 Tetor 2023, 20:33 | Bota
​Shtëpia e Bardhë: Ne po negociojmë me Izraelin dhe Egjiptin

SHBA po punon me Izraelin dhe Egjiptin për daljen e mundshme të sigurt të disa civilëve nga Gaza. Lajmi është bërë me dije nga vetë Shtëpia e Bardhë.

“Administrata Biden është në “diskutime aktive” për të ndihmuar civilët e Gazës të largohen të sigurt”, tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

“Ne besojmë se kalimi i sigurt është i rëndësishëm dhe duam të hapim një korridor kalimi të sigurt”, shtoi ai.

Ndërkohë, negociata kanë nisur edhe nga Turqia. Thuhet se ato janë në bisedime me Hamasin për lirimin e pengjeve izraelitë të rrëmbyer nga grupi islamik palestinez.

“Ata janë duke negociuar për lirimin e pengjeve,” i tha një zyrtar AFP. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos