
Italia ka marrë një fitore të lehtë 4-0 në ndeshjen e radhës eliminatore për Euro 2024 përballë Maltës, në një takim që ashtu edhe siç pritej foli vetëm për ta.
Ndonëse me një skandal në radhët e lojtarëve, disa prej të cilëve u larguan nga grumbullimi për shkak të përfshirjes së tyre në baste sportive, Azurrët ia dolën të gjejnë forcën dhe të marrin 3 pikët e nevojshme që i mban ata në vendin e tyre në Grupin C.
Ylli i ndeshjes së sotme ishte Berardi, i cili e gjeti dy herë rrugën e rrjetës, teksa golat e tjerë u shënuan nga Bonaventura dhe Frattesi, në limitet e kohës.
Në ndeshjet e tjera eliminatore të kësaj mbrëmje, Hungaria fitoi përballjen me Serbinë 2-1 dhe renditet para në Grupin G me 13 pikë, e ndjekur nga serbët me 10.
Në grupin më të balancuar të këtyre eliminatoreve, Danimarka mposhti Kazakistanin 3-1 dhe hodhi një hap të rëndësishëm drejt Kampionatit Europian, ndonëse renditet në vendin e dytë. (A2 Televizion)