Shqipëria “pret kokën” e radhës? Pas atij të Polonisë, edhe trajneri i Çekisë “në fije të perit”

Nga A2 CNN
13 Tetor 2023, 09:02 | Futboll
Shqipëria “pret kokën” e radhës? Pas atij të

Kombëtarja shqiptare e futbollit mposhti me rezultatin e pastër 3-0 Çekinë në “Air Albania” në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset “EURO 2024”.

Rezultati, loja dhe paraqitja e Jaroslav Silhavit bënë që drejtuesit e Federatës së Futbollit të Çekisë të marrin masa. Komiteti Ekzekutiv do të mblidhet javën e ardhshme dhe do të diskutojë pozicionin e trajnerit.

Kryetari i Federatës së Futbollit, Petr Fousek, u ka dërguar një mesazh anëtarëve të komitetit ekzekutiv. Aty thuhet se një takim i jashtëzakonshëm do të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur.

“Komiteti Ekzekutiv do të mblidhet javën e ardhshme. Tani është absolutisht e nevojshme të mposhtim Ishujt Faroe të dielën, me të cilët do të luajnë pasnesër”.

Mesa duket Shqipëria është kthyer në makthin e trajnerëve të huaj. Njësoj ndodhi edhe me trajnerin Fernando Santos, i cili u shkarkua nga Polonia pas humbjes në “Air Albania”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos