
Largimi i dy lojtarëve nga skuadra është kompensuar me afrimin e Marvin Çuni. Sulmuesi 22-vjeçar është prurja më e re e trajnerit Sylvinho për miqësoren me Bullgarinë.
Djaloshi që disa vite më parë ka luajtur me ngjyrat kuqezi, me përfaqësuesen e 19-vjeçarëve, aktivizohet në Serie A.
Ai është pjesë e Frozinones, skuadër tek e cila u transferua nga ekipi i dytë i Bajernit. Marvin Çuni ka shansin të regjistrojë edhe debutimin në Kombëtaren A. (A2 Televizion)