“Këtë pamje se kemi parë kurrë”, Shqipëria kryeson grupin me 13 pikë, Rama publikon statistikat

Nga A2 CNN
13 Tetor 2023, 08:17 | Futboll
“Këtë pamje se kemi parë kurrë”, Shqipëria

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e statistikave të kombëtares shqiptare, e cila kryeson Grupin E me 13 pikë.

Kreu i qeverisë, i cili ishte i pranishëm në stadiumin “Air Albana” në sfidën me Çekinë ku Shqipëria siguroi fitoren 3-0, shprehet se këtë pamje s’e kemi parë kurrë.

Rama shprehu mirënjohjen për futbollistët e Kombëtares, trajnerin e tyre dhe tifozët kuqezi.

“MIRËMËNGJES me këtë pamje që s’e kemi parë kurrë dhe me një falënderim të madh për ata të cilët e krijuan, djemtë e mrekullueshëm të kësaj Kombëtareje, trajnerin e tyre të jashtëzakonshëm dhe ndihmësit e tij fantastikë, e padiskutim supertifozët kuqezinj që janë lojtari 12 i skuadrës sonë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos