Presidentja e KE në zyrën e Begajt, jep mesazhin e fuqishëm për zgjerimin e BE-së

Nga A2 CNN
15 Tetor 2023, 15:06 | Aktualitet
Presidentja e KE në zyrën e Begajt, jep mesazhin e fuqishëm

Pak minuta pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit, ku u prit nga nga ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen iu drejtua Presidencës për një takim me kreun e shtetit Bajram Begaj.

Në një postim në platformën X, Von der Leyen, e cila ndodhet në Tiranë në kuadër të punimeve për Samitin e Procesit të Berlinit, bën me dije se temë e diskutimit me Presidentin Begaj ka qenë zgjerimi i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Starting my visit to Albania with a good meeting with @BajramBegajAL
 
Enlargement is at the top of our priorities and Albania is on the right track.
 
We want our partners and neighbours to join and make our Union complete.
 
So it is not a matter of if, but when. pic.twitter.com/6RKmPFBtWy

Nisja e vizitës sime në Shqipëri me një takim të mirë me @BajramBegaj. Zgjerimi është në krye të prioriteteve tona dhe Shqipëria është në rrugën e duhur. Ne duam që partnerët dhe fqinjët tanë të bashkohen dhe ta bëjnë Unionin tonë të plotë. Pra, nuk është çështja nëse, por kur.

Pas ndalesës në zyrën e Begajt, Von der Leyen i është drejtuar ambienteve të “Shtëpisë së Europës” për të zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos