
Sirenat që paralajmërojnë ardhjen e raketave nga Rripi i Gazës ranë sërish këtë pasdite në Jeruzalem, Tel Aviv, në zonën e Rishon-it dhe në qytete të tjera të Izraelit.
Shpërthime janë dëgjuar, por deri më tani të lënduar apo ndonjë dëm material nuk është raportuar.
Brigada Al Qassam njoftoi më pas se sulmi u bë “sepse Izraeli po qëllon civilët.” Si pasojë e raketave, u ndërpre edhe sesioni i sotëm i Knesset-it, parlamenti izraelit me një dhomë. Me nisjen e sirenave, deputetët nxituan drejt vendstrehimeve ndaj sulmeve ajrore.
Ndërkohë, Forcat Izraelite të Mbrojtjes bënë të ditur se ndaj trupave ushtarake u hap zjarr pranë kufirit me Libanin. Zjarri u kthye me zjarr ndërsa, për dëme nuk ka raportime.
Members of Knesset rushing to shelters as rockets were launched towards Tel Aviv.
PM Netenyahu & other top Israeli officials are also in the building. pic.twitter.com/EwQHF8oBJO (A2 Televizion)