All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

“Ju lutem, më nxirrni nga këtu”, Hamasi publikon videon e parë të pengjeve izraelitë, ajo është një 21-vjeçare

Nga A2 CNN
17 Tetor 2023, 12:27 | Bota
“Ju lutem, më nxirrni nga këtu”, Hamasi publikon videon e
All - Paragraf - 1

Hamasi ka publikuar së fundmi një video, ku shihet një vajzë e mbajtur peng, e cila quhet Maya Sam. Ajo në video thotë se ishte në një festë pranë Rripit të Gazës, ku më pas terroristët e Hamasit masakruan mbi 260 njerëz.

Ky është apeli i nisur në videon e parë të publikuar nga Hamasi për një nga 200 pengjet e marra në Gaza në shpërthimin e përgjakshëm të 7 tetorit në jug të Izraelit.

All - Paragraf - 3

“Unë jam Maya Sam, jam 21 vjeç nga Shoham. Aktualisht, jam në Gaza. U ktheva herët në mëngjes të shtunën nga një festë në zonën e Sderotit. E kam lënduar rëndë dorën. Më sollën në Gaza dhe më çuan në spital këtu për tri orë. Ata u kujdesën për mua dhe më dhanë ilaçe. Unë vetëm ju kërkoj që të më ktheni në shtëpinë time sa më shpejt të jetë e mundur, te familja ime, te prindërit e mi, te vëllezërit e motrat e mia. Të lutem më nxirr nga këtu sa më shpejt”.

Pas publikimit të videos kanë reaguar edhe familjarët e saj, të cilët konfirmuan se ishte vajza e tyre dhe se ishin shumë të lumtur që ajo ishte gjallë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos