Përpara vizitës së Biden-it, Blinken takohet me presidentin e Palestinës

Nga A2 CNN
17 Tetor 2023, 16:26 | Bota
Përpara vizitës së Biden-it, Blinken takohet me presidentin e

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken u takua të martën me presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas në Jordani.

Takimi vjen përpara takimit të Presidentit Joe Biden me liderin gjatë vizitës së tij të ardhshme në Lindjen e Mesme.

Blinken u takua me Abbasin më pak se një javë më parë në Aman, një nga takimet e tij të para në udhëtimin e ndërmarrë në shtatë vende.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se Blinken i kërkoi Abbasit në atë takim “të vazhdojë të ruajë stabilitetin në Bregun Perëndimor”.

Sipas raportimeve, Abbas e bëri të qartë në atë takim se “ai do të ishte shumë kundër që” palestinezët të detyroheshin që të largoheshin nga Gaza.

Zyrtari tha: “Një nga gjërat që dëgjuam shumë qartë nga Presidenti Abbas në takimin e sotëm është duhet mbajtur konteksti historik: Shumë njerëz në Gaza janë njerëz që janë refugjatë dy herë më shumë dhe ka shqetësime rreth idesë se palestinezët po detyrohen që të largohen nga territori palestinez”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos