Vrasja e dy suedezëve në Bruksel, Kurti: Jam i tmerruar nga ngjarja, bashkë kundër terrorizmit!

Nga A2 CNN
17 Tetor 2023, 12:53 | Bota
Vrasja e dy suedezëve në Bruksel, Kurti: Jam i tmerruar nga ngjarja,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit terrorist në mbrëmjen e së hënës në Bruksel, ku mbetën të vrarë dy shtetas suedezë dhe një tjetër u plagos.

“I tmerruar nga vrasja e dy shtetasve suedezë në Bruksel. Ngushëllimet e mia të përzemërta familjeve që i humbën më të dashurit e tyre, kryeministrit suedez Ulf Kristersson dhe kryeministrit belg, Alexander Croo, në vazhdën e kësaj tragjedie. Ne duhet të qëndrojmë së bashku në luftën kundër dhunës dhe terrorizmit”.

Mëngjesin e sotëm përmes një postimi në “X”, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili dënoi sulmet e tmerrshme ndaj civilëve të pafajshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos