Ligji për studentët e mjekësisë, grupi i PD e dërgon në Gjykatën Kushtetuese

Nga A2 CNN
18 Tetor 2023, 12:55 | Politikë
Ligji për studentët e mjekësisë, grupi i PD e dërgon

Studentët e mjekësisë kishin paralajmëruar se ligji që i detyron ata që të qëndrojnë në Shqipëri dhe të punojnë për 5 vite do të dërgohej në Kushtetuese. Ky hap është ndërmarrë nga deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, që kanë dorëzuar zyrtarisht në gjykatë kërkesën për rrëzimin e ligjit.

Kreu i grupit, Gazment Bardhit në një postim në mediat sociale bën me dije se 30 deputetë kanë firmosur kërkesën duke iu përgjigjur thirrjes së studentëve.

“Duke respektuar reagimin e studentëve dhe protestën e tyre, pa asnjë ndërhyrje politike, apelojmë edhe njëherë për Qeverinë që të dëgjojë zërin dhe shqetësimin e studentëve dhe t’i japë zgjidhje kërkesave të tyre”, shkruan Bardhi.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos