“Nuk përfillni opozitën, s’jemi këshilltarë të qeverisë”, demokratët debate me socialistët, braktisin mbledhjet e Komisioneve

Nga A2 CNN
18 Tetor 2023, 10:10 | Politikë
“Nuk përfillni opozitën, s’jemi këshilltarë

Përjashtimi i deputetëve të opozitës, rrëzimi i Komisioneve Hetimore dhe bllokimi i Reformës Zgjedhore dhe moskonsiderimi i asnjë nisme ligjore ka bërë që deputetët e Partisë Demokratike të debatojnë ashpër në Komisionet Parlamentare dhe të braktisin mbledhjen. Ato akuzojnë qeverisë se kanë shkatërruar Kuvendin me qëndrimet e njëanshme, prandaj kanë vendosur edhe bojkotin e Komisioneve.

Në Komisionin e Ligjeve debati nisi për propozimin e Jorida Tabaku, për ligjin e prokurimeve, nismë që është rrëzuar nga mazhoranca. Për Tabakun, kjo është një tregues se qeveria nuk e përfill opozitën.

Klotilda Bushka: Këtej kërkoni të zbatohen rregullat.

Jorida Tabaku: Me shumë seriozitet, unë dhe disa kolegë të grupit kemi përgatitur një nismë ligjore, qëndrimi im ka qenë i qartë, nuk jemi këshilltarë të qeverisë, ne kemi bërë një propozim me shumë seriozitet që kemi që më 8 dhjetor që e kemi prezantuar, nëse ju na këshilloni t’ia çojmë sugjerimet qeverisë, dhe pastaj i merr apo jo nuk ka rëndësi, mua më duket e palogjikshme. Kjo është serioze, nuk ka gjë për të qeshur, se kuptoj zonja Felaj…

Ermonela Felaj: Vazhdo…

Deputetët demokratë largohen nga salla.

Nga ana tjetër, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese shtyu mbledhjen për më shumë se një orë për shkak të mungesës së deputetëve opozitarë, pa arritur që të krijojnë kuorumin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos