Rama merr pjesë për herë të parë në mbledhjen e grupit të PS

Nga A2 CNN
18 Tetor 2023, 11:26 | Politikë
Rama merr pjesë për herë të parë në mbledhjen e

Për herë të parë, në nisje të këtij sesioni politik, Rama ka marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku fokusi kryesor ka qenë buxheti i shtetit. Kryeministri ka dhënë porosi për punën e deputetëve në Parlament, në marrëdhënie me qeverinë, si dhe për organizimin e Kongresit të PS-së.

Rama u ka premtuar deputetëve të tij që do të jetë më i pranishëm në mbledhjet e grupit. Ndërsa mungesën e tij në Parlament e ka justifikuar me faktin se PD krijon situata në Parlament gjithmonë kur ai është i pranishëm ne seanca.

Gjithashtu Rama u ka thënë deputetëve që kongresi do të mbahet në fillim të nëntorit, dhe duhet të organizohen pasi duhet të bëhen gati për vitin elektoral. Nga ana tjetër ka kërkuar që deputetët të mos bëjnë mungesa në punën parlamentare, ndërsa ka udhëzuar ministrat që te dëgjojnë shqetësimet e zonave elektorale të deputetëve dhe të bëjnë gjithçka për t’i zgjidhur.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se me kryeministrin Edi Rama u vendosën prioritetet e grupimit politik socialist. “Beteja jonë e vetme është me njerëzit, të cilët kërkojnë dhe meritojnë më shumë prej nesh, ndaj do të bëjmë maksimumin për të qëndruar në koherencë të plotë me çdo kërkesë që vjen prej tyre”, tha ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos