Këmbehet për 105.78 lekë, euro nuk po i kalon nivelet e 107 lekëve gjatë tetorit

Nga A2 CNN
18 Tetor 2023, 13:50 | Ekonomi
Këmbehet për 105.78 lekë, euro nuk po i kalon nivelet e 107

Kundrejt monedhës vendase, euro vijon të jetë në trajektore rënëse. Sipas kursit zyrtar të Bankës Shqipërisë, monedha europiane aktualisht po këmbehet me 105.78 lekë, duke humbur kështu 0.03 pikë nga dita e djeshme.

Në blerje euro po këmbehet me 105.36 lekë dhe po shitet me 106.15 lekë.

Në të gjithë muajin tetor, kjo valutë nuk është rritur sipër 107 lekëve, duke qëndruar kështu ndërmjet 105 dhe 106 lekëve.

Të njëjtën ecuri rënëse ka ndjekur edhe dollari amerikan, ndërsa paundi britanik e franga zviceriane kanë shfaqur tendenca rritëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos