Katër vjet pas krijimit të korridoreve të gjelbra, si një iniciativë që ka për qëllim lehtësimin e tregtisë dhe transportit të mallrave në pikat e kalimit doganor, ende paraqiten vonesa të të zgjatura në pikat kufitare mes vendeve të rajonit tonë.
Një kamion i ngarkuar me mallra thelbësore, të cilat nuk rezistojnë gjatë, në muajin shtator u detyrua të priste në pikat doganore në Ballkanin Perëndimor rreth 126.5 minuta. Kontradikta është që ata me mallra jo thelbësore priten më pak, 106.6 minuta që për ta përsëri është shumë. Trajektorja rritëse vijoi në të 9 muajt e vitit.
Sipas CEFTA-s, organizimi që lidh në marrëveshjen e Tregtisë së Lirë vendet e Evropës Qendrore, vonesat më të mëdha ndodhin në kufijtë e Ballkanit Perëndimor me BE-në. Kjo çështje nuk mori vëmedjen e duhur në Samitin e Berlinit në Tiranë.
“Qëllimi i sistemit CEFTA për korridoret e gjelbra i lejon doganve të kryejnë kontrolle dokumentare paraprakisht dhe të kenë prioritet kalimin e kamionëve që transportojnë mallra esenciale. Korridoret e gjelbra specifikojnë se mallra thelbësore ose ndryshe ushqime për njerëzit dhe për kafshët por dhe barna e pajisje mjekësore duhet të kalojnë pa ndërprerje të gjata kohore. Ndërsa mallrat jothelbësor të cilat përfshijnë dhe ato produkte të parapaketuara ose paketuara përsëri përballen me vonesa në këto pika kufitare,” Alban Zusi, kreu i Shoqatës së Eksportuesve.
131.3 minuta ka qëndruar mesatarisht një kamion në pikat e kalimit doganar në 9 muajtë e parë të vitit ose thënë ndryshe afërsisht 2 orë e 10 minuta.
Në deklaratat e CEFTA thuhet se pritja e kamionëve me miliona orë në vit në pikat e kalimit jo vetëm që ndikojnë në tregti, por gjithashtu kanë një ndikim të rëndësishëm edhe në mjedis. (A2 Televizion)
