Nis zbatimi i marrëveshjes për transferimin e shqiptarëve të dënuar në Britani

Nga A2 CNN
18 Tetor 2023, 15:17 | Politikë
Nis zbatimi i marrëveshjes për transferimin e shqiptarëve të

Ka nisur zbatimi i marrëveshjes për transferimin e shtetasve shqiptarë të dënuar nga Britania e Madhe për në Shqipëri. Lajmi u dha nga zyra e shtypit e ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, sipas të cilit zyrtarizmi është bërë gjatë takimit me Lordin Kancelar dhe Sekretarin e Shtetit për Drejtësinë, Alex Chalk në Londër.

“Kjo marrëveshje konkretizon vullnetin politik ndërmjet dy qeverive dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve mike. Qëllimi kryesor i marrëveshjes është rehabilitimi social i të dënuarve shqiptarë në Britani, duke i krijuar mundësinë e vuajtjes së pjesës së mbetur të dënimit në atdhe, pranë nënave, fëmijëve, bashkëshorteve dhe familjeve të tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Sikurse është thënë edhe më herët, marrëveshja do të jetë me zero kosto financiare për shtetin shqiptar, pasi pala britanike mbulon shpenzimet për çdo ditë që të dënuarit do të vuajnë në burgjet tona.

Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të përfitojnë mbështetje logjistike dhe grante, që do të investohen për fuqizimin e kapaciteteve në sistemin tonë penitenciar.

Në procesin e transferimit do të kenë prioritet ata që japin pëlqimin e tyre për t’u kthyer, me përjashtim të rasteve kur në vendimet e gjykatës britanike parashikohet deportimi i tyre nga Mbretëria e Bashkuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos