Kërkesa e SPAK për vendndodhjen e Ahmetajt, reagon Berisha: Qëllimi është frikësimi i tij që të mos denoncojë vjedhjet e Ramës e Veliajt

Nga A2 CNN
17 Tetor 2023, 18:06 | Politikë
Kërkesa e SPAK për vendndodhjen e Ahmetajt, reagon Berisha:

Pas kërkesës së SPAK, drejtuar kompanisë mëmë të Facebook për gjetjen e vendndodhjes së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, pas statuse në Facebook të këtij të fundit, ka ardhur edhe reagimi i Sali Berishës. Në një postim në Facebook, Berisha thotë se qëllimi i Ramës nuk është gjetja e Ahmetajt, por frikësimi i tij për të mos denoncuar vjedhjet e Ramës e Veliajt në Facebook.

Statusi në Facebook i Sali Berishës

Rama i tmerruar nga statuset në Facebook

Super skandal digjital!

Rama i tmerruar nga statuset në llogarinë Facebook të Arben Ahmetaj, urdhëron SPAK-un të sekuestrojë Facebook-un e tij.

Të dashur miq, sot Skapi i Partisë informoi opinionin se i ka kërkuar kompanisë Meta vendndodhjen sipas Facebook të Arben Ahmetaj.

Sipas kësaj komunikate kjo qenka mënyra për të rënë në gjurmët dhe gjetur vendndodhjen e të zhdukurit Arben Ahmetaj.

Kjo është një tallje me publikun. Është i mirënjohur fakti se pas këtij njoftimi, Arben Ahmetaj me një administrator mund t’i postojë statuset nga ndërtesa e Këshillit të Ministrave nga cepi i globit dhe këtë Skapi e din fort mirë. Por kërkesa e Ramës nuk ka asnjë lidhje me gjetjen e vendndodhjes së Ahmetajt, mbasi ai këtu ishte dhe e njoftuan që të largohej një javë para se të lëshonin fletë-arrestin e tij. Kështu që qëllimi nuk është aspak vendndodhja, por është frikësimi i Ahmetajt, që të mos denoncojë vjedhjet e vet Ramës, Veliajt në Facebook.

Ramës nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të urdhërojë SPAK-un e Partisë të sekuestrojë valet e RFI, radios ndërkombëtare të Francës, që bash ditën e Samitit Europian denoncoi lidhjet e Ramës me drogën. #sb (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos