
Një burrë ka plagosur bashkëshorten e tij në zonën e pazarit të vjetër të Korçës, pas një grindjeje të çastit.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e së enjtes.
A2 CNN ka mësuar se burri e ka goditur gruan me mjet të mprehtë. Gruaja është transportuar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, i plagosur lehtë ka mbetur edhe një tjetër person që ka ndërhyrë për të ndarë bashkëshortët. (A2 Televizion)