Ra në pus, humb jetën i moshuari

Nga A2 CNN
19 Tetor 2023, 08:10 | Kronikë
Ra në pus, humb jetën i moshuari

Një 69-vjeçar nga Kavaja ka humbur jetën tragjikisht në Malin e Robit, pasi ka rënë brenda një pusi.

Sipas të dhënave paraprake, 69-vjeçari S.I. dyshohet se është vetëhedhur në pus, te mali i Robit, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos