Deputetët e opozitës ngujohen në Kuvend, për më shumë se 5 orësh në errësirë

Nga A2 CNN
19 Tetor 2023, 14:27 | Politikë
Deputetët e opozitës ngujohen në Kuvend, për më

Prej më shumë se 5 orësh, deputetët e opozitës janë ngujuar në errësirë në sallën e parlamentit në shenjë proteste për kërkesat që kanë bërë për komisionet hetimore dhe ndryshimin e përbërjes së komisionit të reformës zgjedhore. Gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi, raporton se ende nuk ka vendim se kur do të dalin nga salla plenare, por demokratët duan të parandalojnë kryeparlamentaren që të mos thërrasë një mbledhje të sotme dhe të mos miratojë rendin e ditës.

Socialistët e kanë përjashtuar mundësinë e mbajtjes së një seance. PS-ja ka shpërndarë një mesazh që nuk do të ketë seancë. Seanca e radhës do të jetë më 30 tetor. Ndërkohë 23 deputetë demokratë përfshirë Berishën dhe Bardhin janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi.

Deputetët kanë dalë jashtë ambientit të parlamentit për t’u ushqyer, ndërsa kanë publikuar në rrjetet sociale foto me karriget e përmbysura. Pritet që në orën të vijim të marrin një vendim edhe për komisionet parlamentare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos