Zjarr në kodrat e Libofshës, digjen sipërfaqe të mëdha me ullishte, në ndihmë të zjarrfikësve dhe banorët

Nga A2 CNN
20 Tetor 2023, 13:16 | Aktualitet
Zjarr në kodrat e Libofshës, digjen sipërfaqe të mëdha

Një vatër zjarri është regjistruar, mesditën e sotme, në kodrat me ullishte në Libofshë. Flakët tashmë janë të shtrira në një sipërfaqe prej afro 4 km duke shkrumbuar ullishte dhe pemë frutore.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse të Lushnjës, Fierit, Patosit dhe Roskovecit. Për shkak se flakët po favorizohen nga era, në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe banorët e zonës të cilët po plugojnë tokat në mënyrë që zjarri të mos përparojë.

Ato shprehen shumë të shqetësuar për djegien e ullinjve të tyre shumëvjeçarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos