Zjarri masiv në kodrat me ullishte në Libofshë, zjarrfikësit në punë për shuarjen e vatrës së fundit

Nga A2 CNN
20 Tetor 2023, 16:49 | Aktualitet
Zjarri masiv në kodrat me ullishte në Libofshë, zjarrfikësit

Zjarri masiv në kodrat me ullishte në Libofshë është drejt neutralizimit të plotë.

Që nga mesdita e kësaj të enjteje, shërbimet zjarrfikëse janë në gatishmëri të plotë për të vënë nën kontroll flakët të cilat, të favorizuara edhe nga era e fortë, përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ullishte.

Zjarri u afrua shumë pranë banesave duke djegur edhe një godinë 20-vjeçare të braktisur.

Banorët e zonës, të alarmuar nga flakët që kishin dalë jashtë kontrollit, apeluan njëzëri për dënim të ashpër ndaj zjarrvënësve, të cilët bëhen shkaktarë nga pakujdesia për zjarre me dëme kaq të mëdha.

Zjarrfikëset e Fierit, Patosit, Roskovecit dhe Albpetrolit e kanë pasur tepër të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit të vështirë, ndërsa janë ndihmuar me mjete rrethanore edhe nga banorët e zonës.

Tashmë po punohet për shuarjen e vatrës së fundit ndërsa, gjatë së premtes kanë qenë aktive 4 vatra zjarri paralele, në Mbrostar, Peshan, Greçalli dhe Libofshë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos