Maratona e Tiranës zhvilloi këtë të dielë edicionin e saj të shtatë ku afro 4500 vrapues, garuan në 4 kategori të ndryshme. Në kategorinë e 42 kilometrave, Podiumi u poshtua nga sportistet e huaja.
Te meshkujt nuk kishte surpriza, teksa 3 sportistët nga Kenia, Ezekiel kipkorir, Leban Çeriot, Hosea Kiplaget bënë për vetë çmimin e madh.
Sa i përket kategorisë së femrave për 42 km në vendin e parë ishte Natalia Semenoviç që fitoi 5 mijë euro, në vendin e dytë sportisja nga Kenia Hellen Jepkosgei me 3000 euro dhe në të tretin shqiptarja Sonia Cekini me 2 mijë euro.
Edhe kampiones kuqezi, Luiza Gega, nuk zhgënjeu më tokën shqiptare. Ajo doli e para në “half maratone” me 21 km duke lënë pas rivalet e saj nga Kenia.
Sa i përket katëgorive të tjera, në 10 km, podiumi ishte kuqezi për vajzat. E para u pozicionua Gresa Bakraçi nga Kosova, në vendin e dytë, Redia Dauti dhe në të tretin, Relaksa Dauti.
Te meshkujt me 10 km, i pari doli greku Panayiotis Kariskos në vendin e dytë, Bledar Messi dhe në të tretin Krzysztof Syznofski nga Poloni.
Çmime u ndanë dhe për veteranët e kësaj maratone si dhe për personat më aftësi të kufizuara. (A2 Televizion)