
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë.
Sipas të dhënave, 30 vjeçari A. Sh. duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i automjetit aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)